TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur në Pustec gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë aktivitetit të organizuar nuk u luajt Himni Kombëtar i Shqipërisë.
Salianji e ka cilësuar këtë ngjarje si “të papranueshme, fyese dhe skandaloze”, duke theksuar se Pusteci është shtëpia e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Ai nënvizoi se ndonëse mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është një detyrim i garantuar i shtetit shqiptar, respekti ndaj simboleve kombëtare dhe institucioneve të Republikës është detyrim absolut për çdo qytetar dhe institucion vendor.
Më tej, ish-deputeti deklaroi se mosluajtja e Himnit Kombëtar Shqiptar në një aktivitet zyrtar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë përbën një shkelje të pafalshme.
Salianji përfundoi reagimin e tij duke nënvizuar se të drejtat e pakicave kombëtare nuk mund të shërbejnë kurrsesi si arsyetim për të mos respektuar shtetin dhe se simbolet kombëtare nuk mund të nëpërkëmben në asnjë rrethanë.