LIFESTYLE, 28 Maj 2018, 13:27

Bujar Qamili “në sherr” me Rozana Radin për çështjen e dashnores: “Rozi vetëm mos të takofsha…”

Bujar Qamili “në sherr” me Rozana Radin për

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili ka shpjeguar deklaratën e bërë pak kohë më parë se ai i blinte parfume për dhuratë të dashurës.

I pyetur nga moderatorët e emisionit Alban Musa dhe Erjona Rusi, se si qëndronte e vërteta e kësaj deklarate të bujshme, Mjeshtri i Madh u përgjigj:

Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kamë thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket.

https://www.youtube.com/watch?v=dKU6bsGGYto

Këngëtari Bujar Qamili

Qamili shpjegoi se ai ka shumë “të dashura” dhe ato janë fansat e tij që ai i do shumë, frazë kjo që shkaktoi të qeshura në studion e “Rreze Dielli”.

Unë kam të dashur, por të kam ty, kam Albanin, pra kam publikun.

Këngëtari Bujar Qamili

Mjeshtri i Madh i muzikës popullore ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” për të folur mbi koncertin e tij recital që mbajti në 20 maj në Pallatin e Koncerteve në Tiranë por edhe përgatitjet që po bën për një këngë të re.