AKTUALITET, 9 Maj 2020, 20:03

Bujar Nishani: Gangsteri në krye të qeverisjes kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” për integrimin

Bujar Nishani: Gangsteri në krye të qeverisjes kërkon

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar në rrjetet sociale, pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili bëri të ditur se për procesin e integrimit në BE duhet bashkëpunim mes Opozitës dhe Presidencës dhe se politika duhet të tregojë unitet. Nishani shprehet se pasi Rama asgjësoi zgjedhjet e lira kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse”.

Statusi i Nishanit

Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” për integrimin!!!!!

Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,

Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,

Pasi asgjesoi ekujlibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare,

Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,

Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,

Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta,

Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë,

Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite),

Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish ,

Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,

Kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” !!!!!!!

Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë.

Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë !

Kjo është Shqipëria Sot !

Ky vend evropian në Ditën e Evropës !

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2868539679862116&id=288438424538934