TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.kryetari i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar Ramën një frikacak që përdor pushtetin për të dhunuar qytetarët, dhe këtë e bëri edhe sot në Europës, në ditën e fitores kundër nazifashizmit.
'Edi Rama dëshmoi përsëri që është një frikacak i cili urdhëron në ditën e Europës në ditën e fitores kundër nazifashismit të dhunohen përfaqësues të shoqërise civile.
Edi Rama dhe sot në këtë ditë të lirisë, të vlerave më të larta europiane e nxiu përsëri emrin e Shqipërisë në mediat europiane duke u bërë i vetmi kryeministër i cili dhunon qytetarët e vendit të tij.
Dhuna e ushtruar tregon qartë, se politika e tij nuk është ajo e vlerave europiane por e goditjes së fjalës së lirë, e grabitjes dhe e ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve të lirë dhe të ndershëm të këtij vendi., shkruan Braimllari në rrjetet sociale.