AKTUALITET, 9 Maj 2020, 19:36

Vokshi: Rama s’pyet as për Komisionin Europian për shembjen e Teatrit Kombëtar, babëzia “200 mln Euro” ia ka errur sytë

Vokshi: Rama s’pyet as për Komisionin Europian për shembjen e

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzon Kryeministrin Edi Rama, se po tenton me çdo kusht të shembë Teatrin Kombëtar, duke mos pyetur as as për për Komisionin Europian dhe as për Europa Nostra, pasi babëzia ia ka errur sytë

Sipas saj, Edi Rama ia ka vënë syrin Teatrit Kombëtar që në vitin 2000. Prej 20 vitesh, në cdo detyrë shtetërore: si ministër kulture, Kryebashkiak i Tiranës, e tani Kryeministër, ai ka lëvizur çdo gur, ka përdorur çdo mënyrë për të shembur Teatrin Kombëtar.

“Pikërisht, ditët e Europës, kur duhet të prevalonin më shumë se kurrë vlerat Europiane, me një provokim arrogant Edi Rama miratoi VKM Nr. 377, dt. 8.5.2020 me anë të së cilës i kalon truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë Tirane, pra Erjon Veliajt. Dihet tashmë, cili është plani Rama-Veliaj: shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, grabitja e tokës publike dhe ndërtimi i kullave të larta që do shërbejnë si lavatrice për larjen e parave të pista të drogës, krimit e korrupsionit. Fitimi? Jo më pak se 200 mln Euro që do shërbejnë për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme”, shkruan Vokshi

Postimi i Vokshit

#Rama s’pyet as për Komisionin Europian, as për Europa Nostra, #babësia ia ka errur sytë.

Pikërisht, ditët e Europës, kur duhet të prevalonin më shumë se kurrë vlerat Europiane, me një provokim arrogant Edi Rama miratoi VKM Nr. 377, dt. 8.5.2020 me anë të së cilës i kalon truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë Tirane, pra Erjon Veliajt.

Dihet tashmë, cili është plani Rama-Veliaj: shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, grabitja e tokës publike dhe ndërtimi i kullave të larta që do shërbejnë si lavatrice për larjen e parave të pista të drogës, krimit e korrupsionit. Fitimi? Jo më pak se 200 mln Euro që do shërbejnë për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Për kë njeh Ramën, nuk ka asnjë çudi, as surprizë në këtë veprim i tij.

Për kë njeh Veliajn, e lidh menjëherë në mendje emrin e tij me cdo projekt korrupsioni shkatërrimi vlerash historike, kulturore, akademike, artistike bë Tiranë. Kujtoni pak Kopshtin Botanik... E njëjta formulë me atë të Teatrit Kombëtar.

Edi Rama ia ka vënë syrin Teatrit Kombëtar që në vitin 2000. Prej 20 vitesh, në cdo detyrë shtetërore: si ministër kulture, Kryebashkiak i Tiranës, e tani Kryeministër, ai ka lëvizur çdo gur, ka përdorur cdo menyrë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Pasi provoi çdo mjet tjeter antikushtetues, antiligjor, pasi përdori gjithë grupin parlamentar e çdo ministër të qeverisë, tani po përdor gurin e fundit, atë më të (sh)përdorshmin, Erjon Velinë. Personi që nuk njeh asnjë limit, që s’ka lëne gjë të zezë pa i bërë Tiranës, e tani kërkon t’i shkatërrojë edhe teatrin, një vlerë të çmuar të trashëgimisë së saj kulturore. Sepse Veliaj, përvecse s’ka moral, është njeriu më antivlerë e që nuk ka asnjë lidhje as me Tiranën, e aq më pak me Teatrin Kombëtar dhe atë që ai përfaqëson.

Një gjë është e sigurt, historia ka treguar që në fund, e mira fiton mbi të keqen. Pas dy vitesh, si për inat të Ramës, Teatri Kombëtar ngrihet i madhërishëm, falë mbrojtjes epike të Aleancës Për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve të Tiranës.

Edhe këtë herë, jam e sigurt që vlerat shqipëtare dhe europiane, do fitojnë mbi antivlerat.

E atëherë, pa asnje hezitim, cdokush që ka qenë organizator apo pjesëmarres në këtë krim, në këtë puc institucional, duhet të shkojë para drejtësisë e të marrë ndëshkimin që meriton.