AKTUALITET, 9 Maj 2020, 17:33

Kryemadhi përshëndet distancimin e BE nga deklarata e Ramës: Keqpërdorim imazhi për të justifikuar rikanabizimin me efekt elektoral

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur distancimin e BE nga deklarata e Ramës, për legalizimin e kanabisit me qëllime mjekësore.

Kryemadhi thotë se, ky është një dezinformim nga Rama duke keqpërdorur imazhin e BE për të rikanabizuar vendin me qëllime elektorale.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Përshndes Bashkimin Europian në Shqipëri për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e Edi Ramës në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral.

https://twitter.com/monikakryemadhi/status/1259136168865730561

Po ashtu Kryemadhi ka kujtuar se, sot në Ditën e Europës dhuna shtetërore nuk kurseu as shoqërinë civile.

Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE.‬ Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane.

https://twitter.com/monikakryemadhi/status/1259136498273837058?s=20