TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëzet e dy ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e Rinasit ka dalë autopsia e vrasjes së Admir Muratajt. Ky i fundit, i cilësuar si ‘truri’ i grabitjes mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqëndronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro.
Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, shkruan A2CNN. Kjo gjë bëri që fytyra e Muratajt të ishte e paidentifikueshme dhe është dashur ndërhyrja e familjarëve për të kuptuar nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.
Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Admir Murataj, ngeli i vrarë në grabitjen spektakolare të 9 prillit 2019, ku u morën 6 milionë euro.
Raportimi për vrasjen e tij, është se ai vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Murataj, bashkë me një grup të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar, kishin organizuar një sërë grabitjesh. Mister mbetet ende fati i parave dhe personi që qëlloi mbi Muratajn.