AKTUALITET, 23 Prill 2018, 17:34

Britani/ Burg 10 anëtarëve të bandës shqiptare të trafikut të drogës (Emrat)

Britani/ Burg 10 anëtarëve të bandës shqiptare të

Një bandë shqiptare e prodhimit dhe trafikimit të hashashit, e përbërë nga 10 persona, mori dënimet nga Gjykata e Bristolit, për veprimtarinë e tyre anti-ligjore.

Gjykata e Bristolit vendosi t’i dënojë me 17 vite burg në total anëtarët e bandës shqiptare.

Banda ushtronte aktivitetin e saj në Bristol, Birmingham dhe Liverpul. Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në tetor të vitit 2017.

Anëtarët e bandës shqiptare ishin edhe pronarë të një fermë kanabisi me vlerë 750 mijë euro.

Dënimet për shqiptarët:

Kreshnik Muja 20 vjeç u dënua me 2.4 vite burg,.

Dritan Muhametaj 28 vjeç u dënua me 14 muaj burg.

Gurgen Nikoci 21 vjeç u dënua me 14 muaj burg.

Bardhyl Arifaj 33 vjeç u dënua me 14 muaj burgim.

Ardit Agaj 27 vjeç u dënua me 18 muaj burg.

Aranit Kasaheri 34 vjeç ui dënua me 12 muaj burg

Elis Gashi 33 vjeç u dënua me 4 vite burg.

Dardan Horhaj 22 vjeç u dënua me 3 vite burg.

Jeton Muja 26 vjeç u dënua me 2.4 vite burg.

Besjan Muja 26 vjeç, dënimi ndaj tij do të jepet ditët në vijim.

Sipas hetimeve anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal shfrytëzonin shqiptarë të tjerë për të shitur kanabisin e kultivuar prej tyre.