AKTUALITET, 23 Prill 2018, 16:48

Përgjigjet përfundimtare të LLOTARISË AMERIKANE, mësohet data e publikimit të fituesve

Përgjigjet përfundimtare të LLOTARISË AMERIKANE,

Llotaria Amerikane është padyshim një ndër aplikimet më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ndërsa është publikuar edhe data e përgjigjes së aplikuesve të vitit të kaluar.

Ambasada amerikane ka bërë me dije se sivjet pëgjigjet e llotarisë do të publikohen më 15 maj, ndërkohë që vitet e tjera data ka qenë më 3 maj.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.