TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Por Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani thotë se ndryshimet e reja janë bazuar mbi modelet e CDU-së gjermame dhe konservatorëve anglezë, duke ia lënë anëtarësisë përmes një anëtar një votë të drejtën për t’a votëbesuar apo jo një kryetar, qoftë ky edhe humbës. Ndërsa shkarkimi i tij bëhet me propozim të gjysmës së Këshillit dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.
“Do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”.
Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve refuzon të flasë për emra të përveçëm kur pyetet për rikthimin e Jozefina Topallit në Këshill Kombëtar dhe thotë se më shumë sesa emrat, rëndësi kanë parimet.
“Ishte shumë e drejtë që ish – kryetarja e Kuvendit të jetë në këshill, ishte propozim racional dhe shumë i drejtë, por statuti s’ka të bëjë me emrat”.
Vetë ish-nënkryetarja e demokratëve Topalli tha se një përcaktim i tillë ka qënë në statutin e PD-së. Të paktën në dy çështje, atë për përfshirjen në Këshillin Kombëtar të ish-kryetarëve të kuvendit, si dhe për tkurrjen e numrit të anëtarëve të kryesisë duket se grupi i punës e ka parë të udhës që të shkohet tek përcaktimet statutore në kohën kur PD-ja drejtohej nga Sali Berisha./Klan/