TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti dhe pedagogu Arlind Qori, ka reaguar në lidhje me terrorin që ushtron policia bashkiake ndaj shitësve ambulantë në Tiranë. Qytetarët e Tiranës, kanë qenë dëshmitarë të një gjuetie që bën Bashkia, duke persektuar njerëz të varfër që shesin në rrugë, për të siguruar mbijetesën. Sipas Qorit, Veliaj ka konsensusin e shtresës së pasur të shoqërisë, të cilët besdisen nga prezenca e shitësve ambulantë.
"Veliaj arrin t'i persekutojë shitësit ambulantë pa i hyrë gjemb në këmbë se në këtë pikë ka me vete mikroborgjezët e qytetit, të cilët i bezdis prania e lumpenëve dhe fshatarëve që shesin cigare dhe vezë në trotuar. Duke ngacmuar dëshirën e tyre për rregull dhe ndjeshmërinë raciste, Veliaj orvatet t'i bëjë të harrojnë rritjen e taksës së banesës, tarifës së ujit, çmimit të biletës së autobusit, ndotjen e ajrit dhe kullëzimin e hapësirës urbane", shkruan aktivisti.
/TPZ.AL/
Video nga terrori që ushtron policia bashkiake mbi shitësit ambulantë (JOQ)