AKTUALITET, 23 Prill 2018, 17:30

Surprizat e motit për ditën e nesërme, nga temperaturat e larta tek shirat…

Surprizat e motit për ditën e nesërme, nga temperaturat e larta

Dita e nesërme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare që do të dominojnë territorin gjatë paradites.

Sipas meteorologëve, pasditje mbetet e kthjellët, kryesisht në zonat Perëndimore.

Por, Veriu dhe Lindja e vendit do të preket edhe nga shira të izoluar. Parashikohet se do të ketë vranësira të shpeshta nesër në këto zona.

Ndërsa temperaturat e ajrit do të vazhdojnë me ngritjen e tyre graduale. Nesër pritet që ekstremitetet të variojnë nga 8 gradë, deri në 29-30 gradë celsius.