TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria shqiptare prezantoi në programin e saj qeverisës në vitin 2017 një ulje të tatimit mbi dividentin, i cili tashmë është votuar në parlament si pjesë e paketës fiskale që i zbret njerzve më të pasur të këtij vendi gjysmën e shumës që duhet të paguanin për shtetin. Ky lehtësim nga taksat që po i bëhet kryesisht oligarkëve pothuajse do të kishte kaluar në heshtje të plotë sikur presidenti Ilir Meta të mos e kishte kthyer mbrapsht dy nene të paketës fiskale me pretendimin se ai shkelte barazinë midis grupeve të caktuara shoqërore. Sepse tatimi për dividentin që nga 15% bëhej 8% nuk zbritej vetëm për vitet që vijnë, por ai ka edhe efekt prapa veprues, pra lëhtëson edhe ata aksionerë korporatash që nuk kanë ndarë fitim gjtaë viteve 2017, 2016 e me rradhë.
“Krahas propozimit për aplikimin e tatimit të dividendit në shkallën 8 % , gjithashtu është propozuar që po kjo normë të aplikohet edhe për shpërndarjen e dividendëve që mund të bëjë shoqëria dhe që i përkasin fitimeve të viteve para se ky ndryshim të prodhojë efekte (fitimeve të viteve 2017 e me parë). Kjo, pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjykon se një incentivë e tillë do të ndikojë pozitivisht si në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ashtu edhe në rritjen e konsumit apo diversifikimit të kapitalit financiar në kompani të ndryshme”.
Pikërisht, kjo sipas presidencës krijon një pabarazi antikushtetuese mes atyre që thashmë e kanë ndarë dividentin dhe tashmë i kanë paguar shtetit 15% dhe atyre që e kanë mbajtur atë në bankë dhe tani do tatohen me 8 %.
Sipas një vëzhgimi të pak kohëve më parë të gazetarit të Reporteri.al, Gjergj Erebara ata që fitojnë kryesisht nga kjo masë e qeverisë janë korporatat, bankat dhe Kompanitë e telekomunikacionit.
“Përgjatë 20 viteve të fundit, korporatat me aktivitet në Shqipëri kanë ndjekur metodat e shmangies së detyrimeve tatimore që ndjekin zakonisht korporatat nëpër botë, të cilat përfshijnë mosshpërndarjen e fitimeve dhe mbajtjen e këtyre fitimeve si asete të investuara. Këto kompani në përgjithësi i kanë mbajtur fitimet e pashpërndara në formë investimesh në tituj borxhesh dhe depozita bankare ndërsa vlera e aseteve të tyre është rritur me kalimin e viteve.
Bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit janë korporatat që kanë në bilancet përkatëse fitime të mëdha të pashpërndara. Së paku njëra prej këtyre kompanive janë në proces shitjeje nga aksionerët e tyre, të cilët, nëse vendosin të tërheqin fitimet e pashpërndara, me tatimin e ri do të mund të kursejnë 7% të fitimeve të pashpërndara. Dy kompanitë celulare kryesore në vend, Vodafone dhe T-Mobile kishin në vitin 2017 fitime të pashpërndara në masën 60 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro).
Koncesioni i Aeroportit të Tiranës ka gjithashtu në bilanc 2.5 miliardë lekë fitime të pashpërndara ndërsa Raiffeisen Bank ka 12 miliardë lekë fitime të pashpërndara.
Duke qenë se fitimet e pashpërndara të korporatave kryesore në vend janë në rendin e së paku 600 milionë eurove, një ulje nga 15 në 8% të tatimit mbi dividentin do t’i mundësojë aksionerëve të këtyre kompanive të kursejnë dhjetëra mjilionë euro detyrime tatimore” ka raportuar Erebara për Reporteri.al
Opozita kryesisht LSI e ka sulmuar atë si një ligj i padrejtë si një falje milionash që Edi Rama po i bën oligarkëve pranë tij, pikërisht në prag të vitit të ri. Ajo ka ngritur zërin me të madhe për mënyrën se si u hodh poshtë, në pak orë, dekreti i persidentit që e kthentë mbrapsht këtë ligj.
Por ndonëse i është shmangur në mksimum debatit publik për këtë çështje edhe pala qeveritare është munduar të paraqesë me shkrim në komisionin e ekonomisë argumentat e saj që pretendojnë të jenë në favor të zhvillimit ekonomik të vendit.
Argumentet që ka dhënë Ministria e Financave për këtë ndërhyrje mbështeten në idenë se ulja e barrës fiskale do të rrisë eficencën e përdorimit të kapitalit në ekonomi si dhe në supozimin se tatimi mbi dividentin, i shoqëruar me tatimin mbi fitimin e korporatave është aktualisht në Shqipëri “i lartë”. Madje idhtarët e kësaj uljeje drastike e rendisin sShqipërinë me përqindjen më të lartë në Rajon ndërkohë që Kosova ka taksë ZERO për dividentin.
“Reduktimi i normës së dividendit nga 15 % në 8 %, prezantohet si një masë e cila do ulë ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi apo shtimin e konsumit”, shkruhej në justifikimin që iu servir parlamentit.
“Aktualisht norma e tatimit mbi dividendin prej 15 %, duke u kombinuar me normën e tatimit mbi fitimin korporativ 15 %, prodhon një ngarkesë fiskale prej 27.75 %për investitorët. Ndryshimi i propozuar ul ngarkesën fiskale për investitorët në 21.8%, nivel ky i krahasueshëm me tatimin efektiv të pagave të larta” shkruhet më tej në relacion.
Një tjetër argument është edhe ai se paratë e dividentëit qëndronin të ngurtësuar në banka dhe kështu që buxheti i shtetit nuk kishte asnjë përfitim me taksën e lartë 15%. Po kjo përqindje quhej si një barrierë për të mbajtur larg invesitorët e huaj.
Shumë nga këto argumente nuk qëndrojnë. Së pari se investitorët e huaj po mbahen larg nga tenderat e paracaktuar dhe nga mungesa e garës në Shqipëri. Së dyti se Rilindja e kishte në premtimet e saj elektorale rritjen progresive të taksave për më të pasurit. Së treti se efekti i saj prapaveprues lë hijen e dyshimit për një marveshje paraprake mes disa oligarkëve dhe qeverisë, gjë që i vë atë në pozitë të favorizuar me të tjerët që tashmë e kanë ndarë divitentin dhe kanë paguar 15%. Dhe së katërti sepse mënyra se si u votua rrëzimi i dekretit presidencial që e hidhte poshtë atë, dukej sikur qe pjesë e një pakti të paravendosur ndarjeje parash.
Për të gjitha këto nuk do shumë vështirësi pse herën e parë ky ligj u kalua thuajse në klandestinitet dhe herën e dytë abrogimi i tij u rrëzua brenda një nate./Lapsi.al