LIFESTYLE, 30 Prill 2019, 00:03

Pas suksesit në “2 gisht mjaltë”, çfarë po përgatit Elvana Gjata?


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, prej kohësh është rikthyer në tregun muzikor mjaft fuqishëm.

Pak muaj më parë, ajo publikoi këngën “Tavolina e mërzisë” që u prit shumë mirë nga publiku. Më pas u shfaq në kinema filmi “2 gisht mjaltë” ku Elvana është personazhi kryesor dhe që u kthye ndër komeditë më të shikuara në vend.

Më pas Elvana Gjata realizoi edhe disa koncerte jashtë vendit, ku duket se është pritur mjaft mirë. Por tashmë duket se këngëtarja e njohur po përgatitet për projektin e radhës.

Nëpërmjet postimeve në “Instastory”, Gjata ka sjellë disa pamje nga projekti i saj, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Elvana shfaqet shumë e kuruar dhe duket se po bëhet gati që të sjellë një tjetër klip.