TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flakët kanë përfshirë disa zona të vendit këtë të shtunë. Pas zjarrit në afërsi të qytetit të Lezhës, një tjetër i përmasave të mëdha po përshkon zonën mocalore në Tale, në afërsi të plazhit.
Flakët janë shpërndarë me shpejtësi të ndihmuara nga një erë e fortë që karakterizon zonën, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje.
Vatra e zjarrit është pranë rrugës drejt hidrovorit dhe ka prekur një zonë me xuktha.
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në kodrat midis fshatit Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës. Flakët kanë përfshirë një tokë kodrinore, ndërsa në zonë rrezikojnë djegien edhe stanet.
Janë djegur plantacione me ullishte.