AKTUALITET, 12 Mars 2022, 17:25

Bumçi: Projekti për të shkatërruar opozitën dështoi! 6 marsi ngjalli shpresën e demokratëve

Bumçi: Projekti për të shkatërruar opozitën

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Elisa Gjerani, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Aldo Bumçi ka folur për gjendjen e rëndë që ka përfshirë partinë në këto momentet kur të gjithë deputetët në grup i kanë kërkuar Lulzim Bashës të lirojë karrigen e kryetarit.

Bumçi ka theksuar se në 6 mars dështoi plani për shkatërrimin e PD-së dhe se tashmë ka një opozitë të vërtetë e cila nuk e duron dot më qeverinë edhe Edi Ramën.

Bumçi: Çfarë kam ndjekur hap pas hapi është protesta, pasi kam marrë pjesë bashkë me familjen time siç kam dalë këto ditë. Protesta është lajmi më i mirë që shoqëria nuk e pranon një diktator. Nuk pranon të trajtohet si regjimi i Enver Hoxhës në gramat e fundit në fund të viteve ’80, që kryeministri ishte me pushime në Dubai dhe njerëzit vuanin për bukën e gojës dhe përballen me varfërinë.

Rritja e çmimeve dhe e naftës do të thotë varfëri, do të thotë pamundësi për të mos zhvilluar biznesin, mos të dalin dhe ato rroga dhe pensione deri në fund të muajit. Dhe ato protesta të fuqishme nga e gjithë Shqipëria nga Shkodra, Lezha Rrësheni, deri në Korçë, Lushnjë, kudo është shenja më e mirë se kjo shoqëri nuk pranon diktator, kjo shoqëri është e gjallë dhe detyroi Ramën që të kthehet, ai që tha që nuk ndërhyjmë sot ndërhyri duke krijuar borde.

Kjo është shpresa e madhe protesta dhe opozita e vërtetë. Këto janë dy lajmet e kësaj pranvere, pranvera e 2022 ka tashmë një opozitë të vërtetë dhe nuk e duron dot më Edi Ramën.

Gjerani: Partia Demokratike duket se është në ditën e saj më të keqe. Sot edhe deputetët që ishin në krahë të Bashës janë distancuar, pse ka ndodhur kjo?

Bumçi: Unë e fus veten te PD-ja dhe PD-ja është në ringjallje është në ringritje. PD-ja ishte pa shpresë në gusht, në shtator. PD-ja sot e tregoi veten nëpërmjet asaj që njihet si Foltorja procesi i rithemelimit që këtu ka një opozitë të vërtetë që nuk i nënshtrohet qeverisë. Ndaj kjo opozitë ngjalli shpresën e demokratëve që kulmoi me mbushjen e stadiumit kombëtar me demokratët dhe në 6 mars me fitoren e Bashkisë Shkodër dhe me një rezultat që po të marësh parasysh që nuk kishim as organizim dhe pa logo.

Pa logo, pa organizim, në kushte të pafavorshme fituam Bashkinë e Shkodrës dhe krijuam një distancë të pakundërshtueshme, kemi marrë 2/3 gati 70% të votave dhe te ai 30% janë votat që qytetarët votojnë PD pasi shohin logon dhe e votojnë.

Projekti për të shkatërruar opozitën dështoi.