AKTUALITET, 12 Mars 2022, 16:53

“O piktor, o aktor, o manipulator…”/ Kryemadhi-Ramës: Anulo pagesat e inceneratorit, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati

“O piktor, o aktor, o manipulator…”/ Kryemadhi-Ramës:

Pasi kryeministri Edi Rama prezantoi parë "paketën e rezistencës sociale", ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Me një postim në Facebook Kryemadhi i ka kërkuar të anulojë pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati, sipas saj.

Kryemadhi ka deklaruar se kriza në Shqipëri nuk varet aspak nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ka vetë kryeministri, sipas saj, me shqiptarët.

Kryemadhi i ka bërë thirrje që të anulojë koncesionet korruptive.

“O piktor, o aktor, o manipulator…. Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati! Këtë e ke vetë në dorë dhe nuk varet hiç nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ke me shqiptarët brenda mendjes tënde. Anulo koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj dhe me ato para të subvecionohen deri në fund familjet shqiptare, biznesi, fermerët, sektori i hoteleri-turizmit që do e blejë lëndën e parë deri në 10 herë më shumë. Po ule dhe taksat akoma më mirë, por këtë punë e kanë marrë qytetarët tashmë në dorë”, shkruan Kryemadhi.