AKTUALITET, 12 Mars 2022, 14:49

Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë! Nesër sërish para Kryeministrisë

Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë!

Pas tri orë e gjysmë tubim është mbyllur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta kundër rritjes së çmimeve në ditën e katërt të saj.

Protestuesit u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit Skëndërbej dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Protestës sot iu bashkuan figura të njohura te ekranit si Florian Binaj dhe aktori tjetër i humorit Irgen Çela, por edhe banorët e “5 Majit”.

Pas disa orësh protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat masive të tri ditëve të shkuara.

Ata kanë lënë takim ditën e nesërme në të njëjtën orë pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të realizohen.