AKTUALITET, 12 Mars 2022, 18:35

Në Durrës protestohet kundër rritjes së çmimit të naftës, qytetarët bllokojnë rrugën për 40 minuta

Në Durrës protestohet kundër rritjes së çmimit

Pasditja e sotme në qytetin e Durrësit është shoqëruar me protesta qytetare kundër rritjes së çmimit të naftës.

Mësohet se qytetarët kanë dalë në stacionin e trenit dhe për rreth 40 minuta njëri krah i rrugës ka mbetur i bllokuar.

Më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke larguar qytetarët dhe më pas është bërë hapja e rrugës.

Kujtojmë që sot për rreth 3 orë në Tiranë u protestuar në mënyrë paqësore kundër rritjes së çmimeve, protesta nisi nga Sheshi Skënderbej dhe përfundoi para kryeministrisë.

Sërish ditën e nesërme në orën 11:00 qytetarët kanë thirrur një tjetër protestë.