TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, këtë të shtunë në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së është shprehur se është rikthyer vetëm për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Alizoti i ka thënë Bashës se, duhet që të japë dorëheqjen pasi nuk e ka më përkrahjen e demokratëve.
“Jam rikthyer në këtë mbledhje t’ju kërkoi atë që prej disa muajsh e kërkojnë demokratët. Duhet të japësh dorëheqjen z.Basha. Kjo parti nuk ka institucione. Vetëm përmes funksionimit te institucioneve mund të funksionoje partia. Jep dorëheqjen sepse nuk e ke me mbështetjen e demokratëve”, ka thënë Alizoti.
Grida Duma është një tjetër deputete e cila pak ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e saj në PD dhe në fjalën e saj në mbledhje rithekson faktin se Basha i ka pasur të gjithë mundësitë dhe tashmë nuk ka asnjë shans, duhet të dorëhiqet.
Gjithashtu dorëheqja është kërkuar edhe nga deputetë të tjerë.