TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha në një dalje për mediat, se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen të dy nga PD, duke i lënë rrugë bashkimit të partisë.
Ai tha se, Basha u tregua i gatshëm të bëhet pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer pozicionin e tij në interes të demokratëve.
“Një tërheqje e të dyve do të ishte rruga për të gjetur bashkimin mes demokratëve që PD të ringrihet dhe të bëhet alternativë qeverisëse. Ajo që është e qartë, do duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Do duhen të dy të tërhiqen që të gjejmë rrugën e zgjidhjes për të bashkuar demokratët”, tha Bardhi.