BOTA, 7 Maj 2022, 08:38

Zelensky vendos ‘vijat e kuqe’ për paqen me Rusinë: Çdo marrëveshje varet nga tërheqja e forcave në pozicionet e para pushtimit

Zelensky vendos ‘vijat e kuqe’ për paqen me Rusinë:

Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para pushtimit, thotë presidenti i Ukrainës.

Duke folur për një institut në Londër, Volodymyr Zelensky tha se ky ishte minimumi që vendi i tij mund të pranonte.

Ai tha se ishte lideri i “Ukrainës, jo i një mini-Ukrainë”. Por ai nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.

Rusia aktualisht po lufton për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol.

Ka ende forca ukrainase së bashku me disa civilë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të qytetit juglindor, i cili është sulmuar rëndë.

Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte Presidentit të Rusisë Vladimir Putin arsye për të festuar më 9 maj, që është Dita e Fitores në Rusi, ku përkujtohet fitorja sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.