TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit Guterres tha se ky evakuim do të jetë shtesë përveç dy autokolonave që tashmë kanë përfunduar me sukses, duke përfshirë edhe evakuimin që shpëtoi 101 civilë që ishin bllokuar në fabrikën masive të çelikut Azovstal të qytetit.
Shefi i OKB-së nuk specifikoi nëse ky evakuim zbatohej për civilët në fabrikën e çelikut apo për në një zonë më të gjerë të Mariupolit.
“Është politika jonë që të mos flasim për detajet e negociatave përpara se ato të përfundojnë për të shmangur minimin e suksesit të mundshëm. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i nxjerrë njerëzit nga ferri në Ukrainë” u shpreh Guterres.