TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se SHBA ka gati një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën që do të përfshijë artileri, municione, radarë dhe pajisje të tjera.
“Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë mbështetjen e fortë për popullin e guximshëm të Ukrainës, ndërsa ata mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të vazhdueshëm rus”, tha Presidenti Joe Biden.
“Ne po dërgojmë armët dhe pajisjet që Kongresi ka autorizuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë”, shtoi ai.
Biden u shpreh se fondet ekzistuese për Ukrainën “pothuajse kishin shteruar” dhe i kërkoi Kongresit të SHBA të miratonte paketën e tij të propozuar të ndihmës prej 33 miliardë dollarësh për “të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”.
Një zyrtar amerikan tha se paketa e fundit e armëve ishte me vlerë 150 milionë dollarë.