Desktop - General - 1
BOTA, 6 Maj 2022, 17:44

“Njoftime zyrtare dhe kontakte me familjarët”/ BBC konfirmon vdekjen e 2120 ushtarëve rusë nga lufta në Ukrainë

“Njoftime zyrtare dhe kontakte me familjarët”/ BBC konfirmon

Dega e medias ndërkombëtare BBC në Rusi, ka identifikuar 2120 ushtarë rusë të vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

ipas tyre, shifrat, të cilat me shumë mundësi nuk janë plotësisht të sakta, janë përpiluar duke u bazuar në njoftimet zyrtare, raportet e shtypit dhe konfirmimet nga familjarët.


Rreth 20% e viktimave të konfirmuar ishin oficerë, por kjo mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se vdekjet e oficerëve të rangut më të lartë kanë më shumë gjasa të raportohen.

Kremlini nuk ka publikuar një numër të përditësuar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur raportoi 1,351viktima.

Është e pamundur të dihet numri i vërtetë i viktimave, por javën e kaluar Britania e Madhe vlerësoi se rreth 15,000 trupa ruse ishin vrarë – më e ulët se vlerësimet e vetë Ukrainës, por dukshëm më shumë se sa ishte pranuar nga Moska.