BOTA, 6 Maj 2022, 22:49

Alarmohet Italia, “Ndragheta” paralajmëron atentat ndaj një prokurori të njohur

Alarmohet Italia, “Ndragheta” paralajmëron atentat ndaj

Institucionet ligjzbatuese në Itali janë vënë në alarm pas informacioneve të dala në gazetën “Il Fatto Guotidiano”, në të cilët shkruhet se shërbimet e huaja kanë informacion se “Ndragheta” ka në plan të hedhë në erë prokurorin e Catanzaro, Nicola Gratteri.

Sipas raportit, klanet që krijuan komplotin janë ato që janë goditur më rëndë nga hetimet e Gratterit në lidhje me aktivitetet kriminale në Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në Itali.

Ndrangheta besohet të jetë mafia më e pasur dhe më e fuqishme e Italisë falë mbajtjes së saj në tregtinë evropiane të kokainës.

Dokumenti i shkruar por dhe i lidhur me audio përgjimin zbardh se atentati është planifikuar të kryhet në rrugën që lidh banesën e Prokurorit me zyrën e tij.