TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sergey Markov, ish-deputet i Dumës dhe këshilltar politik i presidentit rus, Vladimir Putin, nga viti 2011 deri në vitin 2019 ka deklaruar se bota ka ndryshuar përgjithmonë.
Por se elitat po jetojnë nën hijen e Putin-it, kanë frikë të shohin një realitet në sy dhe për këtë arsye shqetësohen, flasin me zë të ulët.
Ai në një intervistë për italianen “Corriere Della Sera” thotë se çdo ndarje që ekziston mund ta gjeni në Kremlin, aty ku duan dhe s’duan t’i japin fund luftës.
I pyetur nëse kishte spastrime në krye të shërbimeve sekrete dhe ushtrisë, Markov thotë se kur një luftë nuk shkon siç është menduar fillimisht, ajo ndryshon.
“Edhe SHBA-të pas muajve të parë të luftës në Irak zëvendësuan disa gjeneralë. Kush gabon paguan”, shprehet ish-deputeti rus.
Për Markov-in, Putin-i ka një metodë të tijën. Ai vendos njerëzit e gabuar në vendet e duhura.
Si shembull sjell rastin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu, i cili nuk është ushtar.
Ai nuk bëri shërbimin ushtarak, gjë e rrallë në Rusi, por është një nga “njerëzit më të moderuar që mund të gjesh në Kremlin”.
“Putin-i e vendosi atë në atë pozicion, pasi është metoda e tij. Shoigu nuk mund t’i diktojë gjeneralët, sepse ai nuk është njëri prej tyre. A ka një qëndrim shumë të ngurtë. Po ashtu ish-ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky. Presidenti e vendosi atë në krye të negociatave. Kështu që vetëm ai urdhëron”.
Ai thotë se personi më me ndikim është Nikolai Patrushev, sekretar aktual i Këshillit të Sigurimit.
Markov thotë se, disa janë të bindur se Putin do t’i shkojë deri në fund luftës.
Por sipas tij ekziston edhe një grup tjetër, i cili është i bindur se çdo luftë përfundon me një kompromis dhe ne duhet të fillohet të mendohet për këtë.
“Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, i cili gjithashtu miraton operacionin special ushtarak, është i këtij mendimi”.
Sa i përket rolit të oligarkëve – Markov thekson se për vendimet politike, ato nuk kanë vlerë.
“Aleksej Miller, presidenti i Gazprom, është ministri i vërtetë i industrisë së këtij vendi. Igor Sechin, shefi ekzekutiv i Rosneft, kompania shtetërore e naftës, është i vetmi që mund të bëjë shaka me Putin-in. Të dy nga Shën Petersburg. Gjeografia politike dhe njerëzore e Putin-it është shumë e qartë”.
Ndërsa edhe pse Roman Abromavich nuk i përket atij rrethi të brendshëm, Putin-i e respekton origjinën e tij modeste, fëmijërinë e kaluar në një jetimore.