BOTA, 6 Maj 2022, 13:01

Zgjedhjet lokale në Angli, humbje e konsiderueshme për konservatorët. Mesazh i hidhur për Johnson

Zgjedhjet lokale në Angli, humbje e konsiderueshme për
Foto ilustrim

Në 5 maj qytetarët në Angli, kanë votuar në zgjedhjet lokale

Rezultatet sugjerojnë humbje të konsiderueshme të konservatorëve në pushtet. 

Ata kanë humbur 341 këshilltarë dhe kontrollin e dhjetë komunave. 

Laburistët kanë rikuperuar 52 këshilltarë, me disa fitore kyçe në Londër, por me një progres më të ngadaltë në zonat e tjera. Ata kanë fituar kontrollin në 5 komuna, krahasuar me zgjedhjet e shkuara. 

Liberal Demokratët kanë arritur të shtojnë 191 këshilltarë dhe tre komuna, me një rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje. 

Të Gjelbërit gjithashtu kanë arritur një performancë shumë të mirë, duke shtuar 60 këshilltarë. 

Laburistët  kanë arritur të marrin tre bashki të cilat historikisht kanë qenë të drejtuara nga konservatorët. Bëhet fjalë për Westminster, të kontrolluar nga konservatorët që prej vitit 1964, Wandsworth, e drejtuar prej tyre që prej 1978 dhe Barnet të cilën laburistët e fitojnë për herë të parë. 

Analistët sugjerojnë se rritja e kostos të jetesës dhe skandali me thyerjen e rregullave të pandemisë nga Johnson dhe stafi i tij, kanë luajtur një rol thelbësor në këtë rezultat zhgënjyer për Partinë Konservatore.