BOTA, 14 Mars 2022, 13:51

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kompanitë ndërkombëtare të largohen nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kompanitë ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, u ka bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të largohen nga Rusia.

Dmytro Kuleba ka ripërsëritur thirrjen e tij që qeveritë dhe kompanitë të ndalojnë blerjen e qymyrit dhe të gazit rus.

Në një komunikim në internet, ai theksoi se sanksionet e deritanishme kanë goditur Rusinë, duke shtuar se sanksione të reja janë të domosdoshme.

“Biznesi ndërkombëtar duhet të largohet nga Rusia”, ka thënë Kuleba.