TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në fund të samitit të G7 në Hiroshima të Japonisë, nga ku ka theksuar se qyteti i Bakhmutit nuk është pushtuar nga forcat ruse.
“Njerëzit tanë po kryejnë një mision shumë të rëndësishëm. Ata janë tani në Bakhmut. Nuk do të ndaj se ku saktësisht, por Bakhmut që sot nuk është i pushtuar nga Federata Ruse”, u shpreh Zelensky.
Komentet e tij bien ndesh me pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin i cili tha se beteja për qytetin kishte përfunduar. Duke vazhduar fjalimin e tij në samitin e G7, Zelensky tha se nëse veprimet e Rusisë nuk ndalohen, “Perëndimi në mënyrë të pashmangshme do të rrënohet”.
“Është vetëm çështje kohe që të gjithë kriminelët në poste publike të duan të bëjnë luftëra të ngjashme. Nëse Rusia lejohet të mbajë qoftë edhe një copëz të territorit që ka pushtuar, ligji ndërkombëtar nuk do të zbatohet kurrë”, vijoi ai.