TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Milanos ka arrestuar një braziliane 49-vjeçare dhe një italian 36-vjeçar, dashnorin e saj, të “dyshuar” si përgjegjës për vrasjen e Piero Luigi Landriani, 70-vjeçarit të vrarë më 25 prill në rrethi Corvetto.
Ditën e krimit, gruaja u kishte thënë agjentëve se viktima, me të cilën jetonte, ishte sulmuar për vdekje nga dy shtetas marokenë, të cilët kishin hyrë në shtëpi për të marrë një borxh prej 70 eurosh të lidhur me trafikun e drogës.
Versioni i partneres së viktimës nuk e kishte bindur policinë. Nëpërmjet analizës së pamjeve të kamerave të vëzhgimit, agjentët kanë zbërthyer historinë e gruas.
Çfarë ndodhi
Ditën e vrasjes në atë shtëpi kishte hyrë vetëm 36-vjeçari italian, i cili mund të ketë vrarë Landrianin në kulmin e një debati të ashpër. Të dy u identifikuan dhe u bllokuan teksa flinin në një tendë në kopshtet e Via Virginio Ferrari, ku ishin vendosur që nga dita e vrasjes.