BOTA, 20 Maj 2023, 19:40

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke pastruar baltën: Shembulli i jetës, faleminderit që na mësuat të mos dorëzohemi kurrë

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke

Teksa Italia përballet me motin e keq, pëmbytje e viktima, këngëtarja e famshme italiane Laura Pausini është afër në zemër dhe mendje me Emilia Romagna, një nga zonat më të shkatërruara nga përmbytjet.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo tregoi disa foto të vendlindjes së saj, Solarolo (komunë në zonën e Ravenës) nën ujë dhe të prindërve të saj me çizme dhe fshesa, të zënë duke pastruar rrugën nga balta.

"Mami dhe babi. 75+78, shembulli i jetës. Faleminderit që na mësuat të mos dorëzohemi kurrë. #emiliaromagna", komenton me krenari këngëtarja.

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke

Përmes Instagramit ajo publikoi disa imazhe nga vendlindja, e cila, si shumë komuna të tjera në Romagna, po përballet me pasojat e tmerrshme të përmbytjeve: "Kjo është Elisa, mikja dhe shoqja ime e klasës, dhe kjo është Solarolo. Por sot ka kaq shumë vende dhe qytete e Emilia Romagna kështu”.

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke

"Shumë po ndihmojnë dhe shumë si unë, do të donin të ndihmonin por ndjehen të pafuqishëm sepse me të drejtë duhet të lëmë policinë të menaxhojë gjithçka, siç na është kërkuar. Do të duhet të rindërtojmë, të sjellim shpresë dhe shtëpitë në jetë. Jemi të bashkuar edhe nga larg”, u shkruan Pausini ndjekësve të saj.

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke

Më pas ajo i kushton një mendim klubit të saj të fansave, të cilët e kanë mbështetur që në fillimet e karrierës së saj: “Edhe unë si shumë prej jush pres të komunikoj me të afërmit dhe miqtë. Edhe unë si shumë prej jush kam shtëpinë time dhe klubi im i fansave u përmbyt plotësisht. Fatmirësisht kur gjithçka ndodhi dje, ata ishin bosh.  Forca Romagna, toka ime. Të dua".

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke

Këngëtarja pezulloi takimet me audiencën e tij, duke i vënë profilet e saj sociale në shërbim të komunitetit për të shpërndarë përditësime dhe informacione shërbimi.

Përmbytjet në Itali, Laura Pausini poston foton e prindërve duke