BOTA, 25 Qershor 2025, 23:08

Video tronditëse/ Turisti ngre lart dhe përplas në tokë djalin e vogël, fëmija përfundon në koma me fraktura të rënda

Video tronditëse/ Turisti ngre lart dhe përplas në tokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku një burrë 31-vjeçar nga Bjellorusia ka hedhur me forcë në tokë një fëmijë të vogël, duke i shkaktuar plagë serioze në kokë dhe shtyllën kurrizore. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe pamjet kanë tronditur opinionin publik.

Video tronditëse/ Turisti ngre lart dhe përplas në tokë

Autori, Vladimir Vitkov, që po kthehej nga Egjipti pasi ishte pushuar nga puna në një central bërthamor për shkak të konsumit të drogës dhe alkoolit, ishte nën ndikimin e substancave narkotike në momentin e sulmit. Ai ka pranuar sulmin dhe sipas raportimeve, kishte konsumuar tre shishe wiski dhe kishte blerë kanabis në Kajro.

Fëmija, Yasdan, kishte mbërritur në Moskë me nënën e tij nga Irani, ku ishin larguar për shkak të bombardimeve. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, me fraktura në kafkë dhe dëmtime në tru. Mjekja që po e trajton në Moskë, Dr. Tatyana Shapovalenko, deklaroi: “Fëmija është pranuar me dëmtime të rënda në kokë, përfshirë një frakturë të hapur të kafkës dhe hematomë subdurale.”

Video tronditëse/ Turisti ngre lart dhe përplas në tokë

Autoritetet ruse po hetojnë incidentin, ndërsa ngjarja ka ngjallur zemërim të madh në rrjetet sociale dhe opinionin publik ndërkombëtar.

Video tronditëse/ Turisti ngre lart dhe përplas në tokëVideo tronditëse/ Turisti ngre lart dhe përplas në tokë