TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Hagë, në një përpjekje për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme ushtarake perëndimore për vendin e tij, i cili, më shumë se tre vjet është në luftë me Rusinë.
Ajo që ra në sy nga prezenca e Zelenskyt në samit, ishte veshja e tij. Këtë herë presidenti ukrainas është veshur me rroba më formale.
Që prej nisjes së luftës, Zelensky në takimet e tij formale paraqitej i veshur me uniformë luftarake, por këtë herë Zelensky ka lënë mënjanë uniformën, duke veshur një kostum të zi (një xhaketë megjithëse me nuanca ushtarake, pantallona klasik dhe një këmishë elegante, por pa kollare).
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua sot me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që u mbajt sot në Hagë/
Nëpërmjet një postimi në aplikacionin X Volodymyr Zelensky, bën me dije se ai dhe Donald Trump diskutuan se si mund të arrihet një armëpushim dhe paqe e vërtetë në luftën Ukrainë-Rusi.
Presidenti ukrainas tha se takimi ishte “përmbajtës” dhe se të dy diskutuan se si të “mbrojnë popullin tonë”.
“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detajet do të vijojnë më pas”, shkruan Zelensky në aplikacionin X.
Kujtojmë se në takimin e fundit që Zelensky pati me Trump në fillim të këtij viti në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas u kritikua për veshjen e tij ushtarake në takimin formal me Trump. Debati mes tyre agravoi, duke bërë që dyshja të ndërpresë takimin.