BOTA, 25 Qershor 2025, 22:51

“Na thanë do qëllojmë në orën 13:00”, Trump: Irani na paralajmëroi para sulmit në Katar: Ishin shumë të sjellshëm. Evakuuam të gjithë bazën

“Na thanë do qëllojmë në orën 13:00”,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi gjatë Samitit të NATO-s se Irani kishte dhënë një paralajmërim zyrtar para se të sulmonte bazën amerikane në Katar, si reagim ndaj sulmeve ajrore amerikane ndaj impianteve bërthamore iraniane.

“Ata ishin shumë të sjellshëm. Na thanë: ‘Do të qëllojmë në orën 13:00’. Ne evakuuam bazën plotësisht,” tha Trump për gazetarët.

Sipas tij, të gjitha 14 raketat e lëshuara nga Irani u rrëzuan nga mbrojtja ajrore amerikane, duke shmangur çdo dëmtim.

Deklarata e Trump vjen mes tensioneve të larta në Lindjen e Mesme dhe në një kohë kur roli i SHBA-së në sigurinë rajonale po diskutohet gjerësisht në kuadër të NATO-s.