BOTA, 25 Qershor 2025, 17:13

Shefi i NATO-s: SHBA-të duhet të ndërmarrin veprime për të siguruar stabilitetin në të gjithë botën! Ja çfarë deklaroi Rutte për nenin 5

Shefi i NATO-s: SHBA-të duhet të ndërmarrin veprime për

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime kur është e nevojshme për të siguruar paqen në të gjithë botën”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s të mërkurën pas samitit të aleancës në Hagë.

I pyetur nga CNN në lidhje me sulmet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane, Mark Rutte u tha gazetarëve: “Askush në botë nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara.”

Gjithashtu Mark Rutte u pyet në Konferencë se sa i fortë është Neni 5, i cili e angazhon aleancën për një përgjigje kolektive ndaj një sulmi ndaj çdo shteti anëtar.

“Neni 5 është absolutisht i qartë dhe në të njëjtën kohë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të hyjmë kurrë në detaje se kur saktësisht do të aktivizohet Neni 5”, tha Rutte.