BOTA, 25 Qershor 2025, 21:32

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran: Do vazhdojmë të mbajmë vëzhgim vigjilent mbi të gjitha projektet e njohura iraniane

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran: Do

Në një deklaratë të rrallë publike, Mossad, agjencia sekrete e inteligjencës së Izraelit, vlerësoi operacionin “historik” kundër Iranit, duke deklaruar se kërcënimi nga Irani tani është “neutralizuar ndjeshëm”.

Ajo thotë se agjentët e saj kanë punuar “krah për krah” me ushtrinë izraelite, “për të realizuar qëllimet e fushatës dhe për ta çuar atë në përfundim”.

Në komentet shoqëruese të bëra dje nga shefi i Mossad, David Barnea thotë se agjencia do të vazhdojë të mbajë një “vëzhgim vigjilent mbi të gjitha projektet e njohura iraniane”.

“Ne jemi të njohur ngushtë me ta dhe do të jemi atje, ashtu siç kemi qenë deri më tani”, thotë ai.

Barnea gjithashtu shpreh “mirënjohje dhe respekt për partnerin qendror, CIA-n”, bashkëpunimi i së cilës ndihmoi “të bëhej i mundur operacioni”.