TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ritheksuar përkushtimin e Aleancës ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
Në një konferencë për media të mbajtur në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, Rutte u pyet nga një gazetar mbi mungesën e përmendjes së rajonit në deklaratën përfundimtare të samitit.
Ai theksoi se angazhimi i NATO-s në Ballkan vazhdon, duke veçuar rolin e trupave paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje.
“NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë”, tha Rutte.
Ai bëri të ditur se ka vizituar personalisht rajonin dhe është takuar me liderët lokalë, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje, për të thelluar bashkëpunimin.