BOTA, 10 Mars 2023, 09:44

VIDEO/ SHBA, policia vret shoferin 25-vjeçar, momenti kur ndodh ngjarja

VIDEO/ SHBA, policia vret shoferin 25-vjeçar, momenti kur ndodh ngjarja

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në SHBA, një 1 mars ku disa efektivë policie vranë një 25-vjeçar. Në videon e ngjarjes së përgjakshme të 1 marsit, shihen efektivët e policisë duke ndaluar BMW-në që 25-vjeçari drejtonte në një periferi të Salt Lake City, duke i kërkuar që t’u jepte patentën.

Në të njëjtën video, shihet që 25-vjeçari nuk bashkëpunon me policinë. Në një moment, sipas versionit të policisë, oficerët  panë Alanin duke u përpjekur të kapte atë që dukej si një një armë.

“Armë, armë, armë” dëgjohen të bërtasin para se të qëllojnë me një breshëri plumbash mbi 25-vjeçarin.

Familja e 25-vjeçarit ka akuzuar policinë për një “vrasje brutale” duke pretenduar se i riu ndoshta është tmerruar nga prania e efektivëve.