BOTA, 16 Nëntor 2022, 17:18

Vazhdojnë hetimet e NATO-s për sulmin në Poloni, Ukraina fajëson Rusinë

Vazhdojnë hetimet e NATO-s për sulmin në Poloni, Ukraina

Për sulmin kanë reaguar edhe vendet baltike që gjenden pranë kufijve me Rusinë.

“Çdo centimetër i territorit të NATO-s duhet të mbrohet”, deklaroi presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda në Tëitter.

Kryeministrja e Estonisë, Kaia Kallas, deklaroi se Perëndimi duhet t’i japë Ukrainë më shumë mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare.

“Ky incident tregon se gabimet ndodhin në luftë. Disa nga sistemet e raketave janë të vjetruara dhe duke pasur parasysh shkallën e sulmeve me raketa, është e habitshme që incidente të ngjashme nuk kanë ndodhur më herët”, shkruan BBC-ja.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “nuk ka indikacione” se shpërthimi i raketës në Poloni ishte rezultat i një “sulmi të qëllimshëm”.

Të martën, kur ndodhi sulmi mbi Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin polak, Andrzej Duda, ku është informuar për situatën. Edhe vendet e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se janë në kontakt me Poloninë.