TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reperi Blueface është arrestuar dhe akuzuar për tentativë vrasje.
Blueface, emri i vërtetë i të cilit është Johnathan Porter, u arrestua në Hughes Center Drive për një incident që ndodhi më 8 tetor, tha Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas në një njoftim të martën.
Videoja e siguruar nga TMZ tregon momentin kur oficerët e policisë arrestuan reperin teksa ai ishte ulur në një stol duke parë telefonin e tij.
Reperi ka pasur probleme dhe më parë me drejtësinë. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2018 në Kaliforni dhe në shkurt të vitit 2019 pasi policia e kapi me armë.