BOTA, 15 Korrik 2023, 22:46

Vala e të nxehtit Cerberus po “djeg” Europën, kur do të ndalet moti ekstrem

Vala e të nxehtit Cerberus po “djeg” Europën, kur do

I nxehti përvëlues ka përfshirë Europën këto ditë. Kontinenti është goditur nga një valë e të nxehtit saharian, me termometrin që mund të shënojë mbi 45 gradë Celsius.  Ekspertët e klimës deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori.

Por, çfarë po ndodh më konkretisht në Evropë dhe cili do të jetë vendi më i nxehtë gjatë kësaj jave?

Një zonë me presion të lartë atmosferik është bllokuar mbi Mesdheun jugor, në veçanti në Spanjë, dhe retë e pluhurit të Saharasë po përkeqësojnë gjithashtu kushtet e motit.
Një faktor tjetër që kontribuon janë temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit, që do të thotë se ajri më i freskët nuk po fryn në brendësi të Mesdheut.
Dhe shkencëtarët thonë se gjurmët e ndryshimeve klimatike mund të gjenden në ngjarje si kjo.