BOTA, 15 Korrik 2023, 22:05

Roja Kufitare e Ukrainës ndan lajmin: Trupat e grupit rus “Wagner” kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Bjellorusi

Roja Kufitare e Ukrainës ndan lajmin: Trupat e grupit rus

Roja Kufitare e Ukrainës ka lajmëruar se trupat e grupit Wagner kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Bjellorusi nga Rusia.

“Grupe të veçanta përfaqësuesish nga trupat ushtarake private kanë filluar të vëzhgohen në Bjellorusi”, tha Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare në mediat sociale.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, rojet kufitare vazhdojnë të monitorojnë situatën për të kuptuar vendndodhjen, numrin dhe detyrat e militantëve të këtij grupi.

Autoritetet bjelloruse thanë dje se mercenarët e Wagner po trajnonin luftëtarët bjellorusë.

Instituti për Studimin e Luftës parashikoi se komandantët e Wagner në Bjellorusi ka të ngjarë të përgatisnin infrastrukturën e stërvitjes dhe të vendosin kushte për ardhjen e forcave të rregullta të Ëagner.

Kujtojmë se presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko pretendoi se ai ndërmjetësoi një marrëveshje midis udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin për t’i dhënë fund rebelimit muajin e kaluar.