BOTA, 15 Korrik 2023, 22:16

Sulm me armë në SHBA, vriten katër persona

Sulm me armë në SHBA, vriten katër persona

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një sulm me armë në Gjeorgji, SHBA.

Policia tha se është në kërkim të autorit të sulmit i cili vrau katër persona në Hampton, Henry County.

Sipas autoriteteve i dyshuari është një burrë 50-55 vjeç, dhe i gjatë rreth 1.80m. Ai kishte veshur një këmishë të errët me nuanca të kuqe. Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte.