BOTA, 15 Korrik 2023, 20:05

Nuk arriti ta bindte as Erdogan, presidenti Vladimir Putin: Nuk do të rinovojmë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Nuk arriti ta bindte as Erdogan, presidenti Vladimir Putin: Nuk do të

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi sot se nuk është arritur qëllimi kryesor i marrëveshjes së grurit të Ukrainës, e cila skadon të hënën.

“Vladimir Putin nënvizoi se angazhimet e marra në memorandumin Rusi-OKB për të hequr pengesat për eksportin e ushqimit rus nuk janë zbatuar ende. Qëllimi kryesor, dërgimi i grurit në vendet në nevojë, kryesisht në kontinentin afrikan, nuk u realizua”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndërmjetësoi të ashtuquajturën marrëveshje të Detit të Zi, siguroi se Putin "pajtohet" për të zgjatur vlefshmërinë e saj.

Megjithatë, Moska mohoi të ishte bërë ndonjë deklaratë për këtë çështje. Një ditë më parë, Putin kishte shprehur pakënaqësinë e tij sepse, siç pretendon ai, asnjë nga kërkesat ruse nuk është marrë parasysh në negociatat për zgjatjen e marrëveshjes .

Kjo marrëveshje, e cila u arrit në korrik 2022 dhe është rinovuar dy herë deri më tani, skadon në mesnatën e së hënës.