BOTA, 15 Korrik 2023, 19:18

Kaos me fluturimet në dhe nga Italia, greva e stafit të aeroportit lë pezull mbi 250 mijë qytetarë

Kaos me fluturimet në dhe nga Italia, greva e stafit të aeroportit

Kaos mbizotëron në aeroportet e Italisë , pasi sot (15/07) janë anuluar rreth 1000 fluturime për shkak të grevës së stafit, të cilët kërkojnë rinovimin e kontratës së tyre kolektive.

Gati 250,000 udhëtarë drejt destinacioneve vendase dhe ndërkombëtare janë prekur nga greva e stafit të shërbimeve e cila ishte planifikuar nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Punonjësit po "luftojnë" për të nënshkruar një marrëveshje të re kolektive, e cila skadoi gjashtë vjet më parë, sipas AFP. Rreth 200 anulime fluturimesh u regjistruan në aeroportin Fiumicino-Leonardo Da Vinci të Romës, kryesisht në Stokholm, Kopenhagë, Barcelona ose Palma de Mallorca, si dhe Palermo dhe Catania në Siçili.

E prekur veçanërisht është Malta Air, pilotët e së cilës kanë vendosur t'i bashkohen mobilizimit. Kompania operon linja në emër të Ryanair, Ita Airëays (ish Alitalia ) dhe Vueling. Pothuajse 150 fluturime u anuluan në dy aeroportet e Milanos, "Linate" dhe "Malpensa" dhe afër 30 në Torino - Caselle dhe Palermo.

Ministri i Transporteve, Matteo Salvini, u kërkoi grevistëve të mbizotërojnë "arsyeja e shëndoshë" dhe të mos zgjasin mobilizimet e tyre, në mënyrë që "të mos dëmtohen miliona punëtorë dhe turistë të tjerë".