TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria italiane ka lëshuar alarmin e kuq në 10 qytete të Italisë pasi vapa ekstreme vazhdon të prekë Evropën Jugore.
Agjencia e lajmeve ANSA raporton se janë përfshirë në kët listë Bolonja, Viterbo, Firence, Frosinone, Latina, Perugia, Rieti dhe Roma. Ndërsa listës i janë shtuar ditën e sotme edhe dy qytete të tjera Campobasso dhe Pescara.
Sipas deklaratave të bëra nga qeveria mësohet se temperaturat e larta rrezikojnë shëndetin e njerëzve, për këtë arsye janë këshilluar që lëvizjet të kufizohen në një orar të caktuar.
Duke nisur nga nga ora 11:00 deri në orën 18:00 sugjerohet që të mos ketë lëvizje, veçanërisht për të moshuarit ose personat vulnerabël.
Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se javën e ardhshme pritet që Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia të përjetojnë një të nxehtë ekstrem. Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë ishte 48.8 gradë Celsius në Siçili në Gusht 2021, dhe parashikimet thonë se nivele të ngjashme mund të arrihen këtë javë.