BOTA, 28 Gusht 2022, 22:44

Ukrainë/ Rusët rivendosin teatrin e Mariupolit, fshehin krimet e luftës

Ukrainë/ Rusët rivendosin teatrin e Mariupolit, fshehin krimet e

Në Mariupol, rusët me nxitim "rindërtuan" teatrin e bombarduar në mars, duke u përpjekur të fshehin krimet e tyre të luftës.

Kështu deklaroi Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të qytetit. Lajmin e bën të ditur Ukrinform .

"Okupatorët po fshehin krimet e tyre të luftës si vrasja masive e rreth 600 civilëve në teatrin e Mariupolit."-tha këshilltari.

Ata po nxitojnë të eliminojnë të gjitha gjurmët dhe provat përmes rindërtimit. 

Më 16 mars, Teatri i Dramës Mariupol, i përdorur si strehë për bomba nga banorët e Mariupolit, u bombardua nga avionët rusë.

Të paktën 300 civilë vdiqën menjëherë.