TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrat e Bashkimit Evropian pritet që të mbështesin pezullimin e një marrëveshjeje të vitit 2007 me Moskës, që i jep trajtim preferencial kërkesave të rusëve për viza, raportoi Financial Time, duke cituar zyrtarë anonimë të përfshirë në bisedime.
Këto raportime vijnë teksa shtetet lindore të bllokut kanë kërcënuar se në mënyrë të njëanshme do të mbyllin kufijtë për turistët rusë, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po vazhdon.
Ministrat e BE-së pritet të japin mbështetjen e tyre politike për marrëveshjen për lehtësimin e vizave BE-Rusi gjatë takimit dyditor në Pragë, që nis më 30 gusht, thanë për Financial Times tre zyrtarë të përfshirë në bisedime.
“Është e papërshtatshme që turistët rusë të bredhin nëpër qytetet tona, në portet tona”, tha një zyrtar i lartë i BE-së, i përfshirë në bisedime.
“Ne duhet të dërgojmë një sinjal te populli rus se lufta nuk është në rregull, nuk është e pranueshme”.
Pjesë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Moskës që lidhen me lëvizjen e lirë të zyrtarëve qeveritarë dhe biznesorë, janë pezulluar pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Financial Times raportoi se një pezullim më i gjerë i marrëveshjes do të hiqte trajtimin preferencial për rusët që aplikojnë për të gjitha vizat e vendeve të BE-së. Rusët më pas do të duhej të ofronin dokumente shtesë, duke i bërë vizat më të kushtueshme dhe duke e rritur edhe periudhën e pritjes për marrjen e vizës, raportoi Financial Time.