TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

NASA pritet që të hënën të lëshojë një raketë në Hënë, si pjesë e programit Artemis. “Nëpërmjet misioneve Artemis, NASA do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, duke hapur rrugën për udhëtime më afatgjata në hënë, dhe duke shërbyer si një gur themeli për të dërguar astronautët në Mars”, njoftoi NASA.
Misioni Artemis 2 në vitin 2024 do t’i çojë astronautët rreth Hënës, por nuk do t’i zbresë atje. Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA parashikon që astronautët e parë të Artemis do të zbresin në Hënë në vitin 2025 me misionin Artemis 3.
Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3.